Ilir Meta kërkon lirinë, seancë në GJKKO më 13 gusht. Ja kush është gjyqtari

Ilir Meta kërkon lirinë, seancë në GJKKO më 13 gusht. Ja kush është gjyqtari

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Mësohet se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën. Seanca e kaluar u shty pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani.