Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
14 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Rrezik shumë i lartë në disa qarqe
Shqipëria vijon të jetë në luftë me flakët e zjarrit prej disa ditësh për shkak të temperaturave të larta dhe erës në zona të caktuara që i favorizon. Ministria e Mbrojtjes thotë se në 24 orët e fundit janë shfaqur 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave janë aktive 14. Situata më e rëndë vijon të jetë në Finiq, ku për ditë me radhë zjarri kalon nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Momentalisht zjarri ka kaluar në fshatin Krane, të njësisë administrative Mesopotam. Në terren kanë qenë 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete...