Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura ekstreme deri në 42°C

Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura ekstreme deri në 42°C

Vala e të nxehtit pritet të intensifikohet këtë të hënë në Francë, veçanërisht në jugperëndim të vendit, ku janë parashikuar “nivele të jashtëzakonshme” të temperaturave. Instituti kombëtar meteorologjik Météo-France ka vendosur 12 departamente në gatishmëri të lartë, për shkak të kushteve ekstreme. Sipas Météo-France, temperaturat maksimale pritet të kapërcejnë shpesh 40°C, ndërsa në disa zona mund të arrijnë lokalisht deri në 42°C. Meteorologia Christelle Robert, në një konferencë për shtyp të dhënë mbrëmjen e së dielës, deklaroi se: “Mund t’i afrohemi niveleve rekord dhe të regjistrojmë vlera të papara më parë, por nuk pritet të arrijmë rekordin kombëtar prej 48°C.” 🔴🌡 #VigilanceRouge #Canicule sur 12 départements du Sud-Ouest à compter demain lundi 12h. 🟠La #VigilanceOrange #Canicule se poursuit sur un grand nombre de départements. Pensez...