Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Gjykata e posaçme cakton datën 13 gusht, ora dhjetë si ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha kjo datë është caktuar nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Cela që do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë, pasi javën e kaluar gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli mos kompetencën. Ilir Meta javën e kaluar përmes avokatit insistoi se kërkesa e tij duhet shqyrtuar nga gjyqtari i çështjes e po ashtu duhet të jenë të pranishëm dhe njëri nga prokurorët e dosjes Top Channel