Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plani për të marrë në kontroll Gazën, kryeministri izraelit kritikohet ashpër në Këshillin e Sigurimit: Do të shkaktonte një tjetër katastrofë me pasoja për të gjithë rajonin
Ambasadorët e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar planet e Izraelit për të “marrë kontrollin” e qytetit të Gazës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu këmbëngul se kjo është “mënyra më e mirë” për të përfunduar luftën. Gjatë një konference për shtyp, udhëheqësi izraelit deklaroi se ofensiva e planifikuar do të zhvillohet “shpejt” dhe do të “çlirojë Gazën nga Hamasi”. Ai gjithashtu pretendoi se pengjet izraelite të mbajtura në Gaza janë “të vetmit që po lihen qëllimisht pa ushqim” dhe mohoi që Izraeli lë në uri civilët palestinezë. Ndërkohë, Izraeli u përball me kritika të ashpra në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe vende të tjera paralajmëruan se plani rrezikonte të “shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare”. Së bashku me...