Sherri me një të plagosur për parkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori, nën hetim edhe djali i tij

Sherri me një të plagosur për parkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori, nën hetim edhe djali i tij

Autori i plagosjes në Shëngjin u vu në pranga një orë pas ngjarjes, ndërkohë që u vu nën hetim djali i tij. Sipas policisë, pas një sherri që nisi për një vend parkimi në rrugën e Kunes, 67-vjeçari me inciale F.D. qëlloi me sende të forta në kokë 50-vjeçarin me iniciale F.P. Ky i fundit pësoi dëmtime të rënda. Në konflikt u përfshi edhe djali i autorit, 40-vjeçari me iniciale E.D. Autorët u kapën në Fushë Milot, kur policia rrugore ndaloi automjetin me të cilin po lëviznin. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim. Top Channel