Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
                            Zjarri që nisi këtë pasdite në Poliçan është jashtë kontrollit, pasi era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Gjatë mbrëmjes, flakët iu afruan spitalit të qytetit, ndërkohë që në zonë po punojnë edhe mjetet zjarrfikëse që kanë mbërritur nga Berati. Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B. Top Channel