Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë

Nga Kreshnik Spahiu- Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”, kur befas më doli përpara Raqi – 120 kilogramë i shëndoshë, dhe kokrrat e djersës i rrëshqisnin si ujvarë nëpër pjerrësinë e tuleve, duke lagur bluzën prej najloni të stampuar me gërma të mëdha “Emporio ARMANI”. U ul në gjunjë, më puthi duart dhe m’u lut: – Vëllaçko, më jep 20.000 lekë të vjetra, se kam mbetur pa naftë. M’u errësuan sytë. Befas m’u kujtua ajo natë kur fjeta në hotelin me 5 yje të Janaqit, në jug të Shqipërisë. M’u kujtua Janaqi, një vit më parë, kur kosovarëve ua rriste çmimin e dhomave dyfish në krahasim...