Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit me burg siç zbatohet aktualisht, sipas planeve të reja të qeverisë britanike, raportuan sot mediat. Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmoud propozoi këtë ndryshim në ligj, i cili do t’i jepte qeverisë fuqinë për të deportuar shumicën e të burgosurve të huaj sapo ata dënohen dhe transferohen në burg, raporton Guardian. Megjithatë, terroristët e huaj, vrasësit dhe shkelësit e tjerë të rëndë që janë dënuar me dënime të pacaktuara do të vazhdojnë të vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të merren në konsideratë për deportim. Drejtuesit e burgjeve do të kenë fuqinë të vendosin për mos deportimin e një të...