Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Greqi/ Operacion ndërkombëtar antidrogë, sekuestrohet në Selanik kokainë me vlerë 5.5 milionë euro, tre të arrestuar
Një operacion policor ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie prej 271 kilogramësh kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 5.5 milionë euro, të fshehur në një kontejner në Portin e Selanikut. Ngarkesa kishte origjinë nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për në Aspropyrgos të Greqisë. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra nga Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar (NCA), të cilat ia transmetuan autoriteteve greke. Në vijim, Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me disa njësi të tjera policore dhe doganore, kreu një hetim të thelluar. Më 6 gusht 2025, kontejneri u identifikua dhe u monitorua nga autoritetet greke në një operacion të njohur si “dorëzim i kontrolluar”, duke lejuar ngarkesën të arrinte në destinacionin e...