Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kuarteti TOGHA dhe Flaka Goranci magjepsin publikun francez në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike
Në rajonin piktoresk të Dordogne-s, Francë, u zhvillua edicioni i 43-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike, duke mbledhur artistë nga e gjithë bota. Këtë vit, Shqipëria ishte vendi i ftuar i nderit, me një program tërësisht të përbërë nga melodi shqiptare nga të gjitha trevat, interpretuar nga Kuarteti TOGHA, formacion i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me sopranon e njohur kosovare Flaka Goranci, e cila jeton dhe vepron në Vjenë. Presidenti i festivalit, Jean Luc Soule, u shpreh i emocionuar për përfshirjen e Shqipërisë dhe vlerësoi lart kulturën dhe artistët shqiptarë: “Kemi një grup muzikantësh shqiptarë nga Shqipëria, që luajnë melodi shqiptare në këto vende madhështore, dhe në të njëjtën kohë historia e Shqipërisë vazhdon këtë vit. Unë gjithashtu...