Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti
Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik alarmant. Këtë herë analiza merr në konsideratë edhe gjininë. Të dhënat nga viti 2024 në 2025 tregojnë një rënie masive të meshkujve të rinj në moshën më produktive, ndërsa popullsia e të moshuarve, veçanërisht gratë, po rritet me shpejtësi. Ky trend thellon shqetësimet për të ardhmen e fuqisë punëtore dhe sistemit social në vend. Nëse e analizojmë ndryshimin vjetor në shifra absolute rezulton se rreth 18 mijë të rinj të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç janë zëvëndësuar me rreth 21 mijë të moshuar mbi 65 vjeç. Çfarë po ndodh me brezin e ri? Ky është segmenti që po boshatiset...