Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy të vdekur dhe dy të plagosur, autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy të vdekur dhe dy të plagosur, autori në arrati

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Gjilanit këtë të diel, ku rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”, është raportuar për një incident me armë zjarri që ka rezultuar me dy persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari për këtë akt është një shtetas i Kosovës, mashkull, i njohur për autoritetet, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi rastin për mediat vendase dhe bëri të ditur se po zhvillohen kërkime intensive për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e hetimeve rajonale, ekipi i krimeve të rënda si dhe prokurori i rastit, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të...