Takimi Trump- Putin, liderët e BE i dalin në krahë Zelenskyt: Jo ndryshim kufijsh në Ukrainë

Takimi Trump- Putin, liderët e BE i dalin në krahë Zelenskyt: Jo ndryshim kufijsh në Ukrainë

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por theksuan nevojën për ta vazhduar trysninë mbi Moskën dhe për t’i mbrojtur interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës. Trumpi do të takohet me Putinin në Alaskë të premten, për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje që mund ta zgjidhë konfliktin gati katërvjeçar. Hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme nuk janë bërë të ditura, por Trumpi tha se ajo do të përfshinte “disa shkëmbime territoresh për përfitimin e të dyja palëve”. Marrëveshja mund të kërkojë që Ukraina t’i dorëzojë pjesë të mëdha të tokës së vet, gjë që, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatëve të tij...