Rama: Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk është një “sulm veror” por proces që do të shoqërojë mandatin e katërt

Rama: Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk është një “sulm veror” por proces që do të shoqërojë mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk është një “sulm veror”, por është një proces i vazhdueshëm që do të shoqërojë mandatin e katërt. Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “Rilindja urbane 2.0” është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Po ashtu kryeministri theksoi se po përgatitet një rregullore e re kombëtare për menaxhimin e hapësirës së përbashkët. “Për arsye se isha në listën e Tiranës kam bërë një fushatë me shumë ndalesa në Tiranë dhe kam konstatuar gjëra, kam dëgjuar njerëz, siç duhet të ndodhi në normalitetin e përditshëm të dikujt që përfaqëson njerëzit, dhe kam parë pikërisht këtë ngulfatjen e...