Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
19-vjeçarja kalon tmerr në Itali, tre tunizianë i kërcënuan partnerin dhe e përdhunuan në grup
Policia italiane ka arrestuar tre shtetas tunizianë të dyshuar për përdhunimin në grup të një 19-vjeçareje nga Maroku, ngjarje e ndodhur më 8 korrik në një ndërtesë të braktisur pranë ish-aeroportit “Gino Allegri” në Padova. Sipas raportimeve, e reja dhe i dashuri i saj 22-vjeçar nga Algjeria kishin zgjedhur ndërtesën për të kaluar natën, pasi kishin humbur udhëtimin e fundit për në Spanjë – vend ku jetonin. Gjatë natës, tre të rinj me origjinë nga Afrika Veriore i sulmuan papritur, duke kërcënuar me thikë të riun algjerian dhe duke e detyruar të largohej. Më pas, ata i morën vajzës celularin dhe 25 euro që kishte me vete dhe e tërhoqën në një tjetër ndërtesë, ku dy prej tyre e përdhunuan, ndërsa i treti qëndroi roje....