Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Skandal në Britani, ujë radioaktiv derdhet në det nga nga baza sekrete bërthamore
Uji radioaktiv nga baza ushtarake Coulport në Skoci, ku ruhen kokat bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar, ka rrjedhur në det pas plasaritjes së përsëritur të tubacioneve të vjetra. Dokumente zyrtare të publikuara pas një beteje gjashtëvjeçare ligjore tregojnë se rrjedhjet ndodhën për shkak të mungesës së mirëmbajtjes nga Marina Mbretërore, duke shkaktuar derdhje të tritiumit një substancë radioaktive që përdoret në armët bërthamore në detin Loch Long pranë Glasgout, raporton The Guardian. Sipas Agjencisë Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), rreth gjysma e komponentëve në bazë ishin përtej jetëgjatësisë së projektuar kur ndodhën rrjedhjet. Rrjedhja më e madhe ndodhi në vitin 2019, kur ujë i ndotur me tritium përfundoi në det pas përmbytjes së një zone të ndjeshme ku përpunohen armët bërthamore. Pavarësisht premtimeve të...