Analiza nga CNN: Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Analiza nga CNN: Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Dy vite pas fillimit të luftës në Gaza, kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar një plan të ri ushtarak për të rrethuar Qytetin e Gazës, një vendim që ka shkaktuar përplasje të ashpra brenda vetë Izraelit dhe kritika ndërkombëtare. Plani i propozuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është kundërshtuar ashpër nga udhëheqja ushtarake izraelite, e cila paralajmëron për pasoja të rënda humanitare dhe rrezik të shtuar për 50 pengjet izraelite që besohet se ndodhen ende në Gaza. Megjithatë, Netanyahu ka zgjedhur të ecë përpara, në atë që shihet gjithnjë e më shumë si një manovër politike për të fituar kohë në përballje me krizën e tij të brendshme. Sipas analistëve, Netanyahu po përpiqet të ruajë koalicionin e tij të djathtë, i cili e ka kërcënuar...