Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Çfarë është Europa për librin
Europa gjithmonë në konceptin e saj është zhvilluar e ka përparuar kryesisht nga një hapësirë e përbashkët kulturore. Europa nuk është thjesht një kontinent. Ajo është një ide, një frymë dhe një trashëgimi e ndërtuar mbi vlerat e dijes, dialogut dhe bashkëjetesës kulturore. Në qendër të kësaj Europe është libri – si dëshmi, si mjet dhe si udhërrëfyes i rrugëtimit të përbashkët shpirtëror dhe intelektual. Që nga Biblioteka e Pergamonit në lashtësi te Rilindja Europiane që u mbështet mbi fuqinë e shtypit, deri te bashkëkohësia dixhitale, libri ka qenë boshti i përbashkët që ka mbajtur gjallë frymën e kontinentit tonë. Historia jonë është një kapitull europian.Popujt tanë – shqiptarët në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në të gjitha trojet ku jemi të pranishëm –...