Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
“E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon me Volodymyr Zelensky përpara samitit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska më 15 gusht, që synon t’i jepte fund luftës në Ukrainë. “Edhe evropianët do të jenë të detyruar të marrin pjesë në zgjidhje, sepse siguria e tyre është në rrezik”, shkroi gjithashtu presidenti francez në platformën ‘X’. Ai më pas sqaroi se kishte folur më herët gjatë ditës me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. Po në një postim, këtë herë në Telegram, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte folur në telefon rreth situatës ku ndodhet Ukraina përpara samitit Putin-Trump, me...