Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Rivaliteti në turizëm! Guida polake në Përmet sulmohet nga konkurenca shqiptare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 2 gusht 2025 në Bënjë të Përmetit, ku një guidë turistike me shtetësi polake, Radoslaw Hołowczyc, është dhunuar brutalisht nga persona të lidhur me një agjenci turistike konkurrente.Sipas dëshmisë së tij dhe procesverbalit të policisë, sulmi ndodhi në një zonë të izoluar pranë burimeve termale, larg syve të turistëve. Radoslaw kishte shoqëruar një grup vizitorësh dhe pasi i kishte çuar në pishina, ishte kthyer drejt autobusit. Në atë moment, Albi Miftari – bashkëpunëtor i agjencisë “Kaki Tours” – së bashku me dy punonjës shqiptarë, e sulmuan nga disa drejtime, duke e goditur me grushte në kokë e fytyrë, duke i përdredhur krahun dhe duke e rrëzuar përtokë. Më pas, e goditën me shkelma në kokë, kraharor, bark e...