Dailymail: “Hellbanianz” ikin nga Londra, tashmë kanë ngritur një fortesë të re!

Dailymail: “Hellbanianz” ikin nga Londra, tashmë kanë ngritur një fortesë të re!

Hellbanianz BRITANI E MADHE- Nga një pronë e rrënuar komunale në lindje të Londrës "familja Hellbanianz" bëri emër. Karteli famëkeq shqiptar, i cili mburret me stilin e tij të jetesës luksoze të mbushur me makina luksoze, Rolex të zbukuruar me diamante dhe vajza gjysmë të zhveshura në videoklipe muzikore, është famëkeq në të gjithë rrugët e Londrës. Nga kullat e larta të "Gascoigne Estate" në Barking, Hellbanianz-ët terrorizonin banorët ndërsa shisnin kokainë në të gjithë kryeqytetin dhe rekrutonin të rinj shqiptarë për t'u bashkuar me bandën e tyre. Dhe ndërsa bandat e tjera mund të përpiqen të mbajnë një profil të ulët, grupi publikon qëllimisht imazhe të vetes duke mbajtur armë dhe duke pozuar me tufa të mëdha parash në mediat sociale. Disa vjet më parë...