Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Iu futën për ta vjedhur, për pak i morën jetën karabinierit/ Kapet një nga ‘skifterët’ shqiptarë, e tradhtoi ADN-ja
Foto ilustruese TERNI– Kapet pas më shumë se një viti autori i plagosjes së një karabinieri, i cili u plagos gjatë një përleshjeje me ‘skifterët’ shqiptarë. Autori u "tradhëtua" nga gjurmët e ADN-së. Ngjarja ndodhi në orën 6:30 të mbrëmjes së 19 nëntorit, vitin e shkuar, në një vilë në Martinsicuro, kur tre banditë të maskuar hynë me forcë për të grabitur vilën. Në banesë ndodhej nëna e moshuar e pronarit, e cila qëndronte në papafingo. Sipas mediave të huaja, e alarmuar nga zhurma që bënë grabitësit, gruaja e thirri menjëherë të birin, i cili, me të nxituar në shtëpi, u përball me "skifterët". Megjithëse e identifikoi veten si karabinier dhe i urdhëroi të ndalonin, të tre e sulmuan brutalisht me kazmë, levë dhe shkopinj. Pasi u godit...