Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet: Më rrahu konkurrenti! E ka nga xhelozia

Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet: Më rrahu konkurrenti! E ka nga xhelozia

Radoslaw Holowczyc PËRMET- Operatori i një guide turistike polake, Radoslaw Holowczyc, është dhunuar brutalisht më 2 gusht në zonën e ujërave termale pranë Përmetit. Holowczyc deklaron se është dhunuar nga stafi i një agjencie udhëtimi konkurrente, gjithashtu polake, por me punonjës shqiptarë. Sipas denoncimit të bërë publik nga vetë Holowczyc për "JOQ", autorët e sulmit janë Albi Miftari, bashkëpronar i agjencisë “Kaki Tours”, dhe dy punonjës të tij. Sipas tij, e kanë dhunuar në një zonë të izoluar ku ai kishte parkuar autobusin. Pasi agresorët e kanë dhunuar dhe grabitur telefonin, Holowczyc sqaron se dy turistë francezë që kanë ndërhyrë për ta shpëtuar. Pas sulmit, ai ka kaluar disa ditë në spitale në Përmet, Gjirokastër dhe Tiranë, ku ka marrë trajtim për dëmtime serioze, përfshirë plagë në...