Italia do të ndërtojë urën për në Siçili

Italia do të ndërtojë urën për në Siçili

Foto ilustruese ITALI- Ura për në Sicili është projekti i zemrës për ministrin e Komunikacionit Matteo Salvini. Ndërtimi i urës do të hyjë në histori. Salvini bashkë me kryeministren Giorgia Meloni e ka shpallur këtë si një projekt prestigji. Që nga fillimi i qeverisjes së tyre ata kanë miratuar hap pas hapi pjesë të ndryshme të projektit. Së fundi u dha drita e gjelbër edhe nga forumi, që miraton në Itali paratë për projekte të mëdha kombëtare. Kësisoj projekti i urës është më pranë konkretizimit se kurrë më parë. "Ura do të jetë një përshpejtuese e zhvillimit. Ajo do të zgjidhë një pjesë të problemeve në jug të Italisë", premtoi Salvini. Ura do të krijojë vende pune, do të afrojë në rajon inxhinierë të mirë...