Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
A është ende turp të ekspozosh trupin në plazh?
Loreta Koleci TIRANË- Shpesh kemi dëgjuar persona që mendojnë se është turp të mos kesh linjat perfekte dhe të shkosh në plazh, apo shpesh në plazhe vërejmë njerëz që veshin rroba banjo për të mbuluar difektet e tyre trupore. Gjatë verës, shumë veta përjetojnë një rritje të vetëdijes për trupin e tyre, e cila shpesh shoqërohet me ndjenja turpi dhe ankthi, veçanërisht në mjedise publike si plazhi. Ky fenomen është i njohur si "turpi trupor" dhe lidhet ngushtë me normat e reja shoqërore dhe mediatike për pamjen fizike, një bel i hollë, një trup i palestruar dhe një lëkurë që shkëlqen. Në një sondazh të realizuar në prill 2015 nga revista "Playboy" në Gjermani tregon se 49% e grave dhe 28% e burrave nuk ndihen rehat...