Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër
Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e 27-vjeçarit Renato Çadra mbrëmjen e së premtes në zonën e Treshit në Kamzë. Tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se janë arrestuar Bekim Nikolli, Alfred Lleshi dhe Ibrahim Kupa. Njoftimi i Policisë Tiranë: Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar. Identifikohen 4 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 27-vjeçari. Sekuestrohen 1 automjet, që dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes si dhe sende të tjera të kundraligjshme të vlefshme...