Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Qëlloi me armë gjahu kuajt në Parkun e Llogarasë, nis hetimi për 55-vjeçarin
Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me armë gjahu ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Sipas uniformave blu mësohet se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 55-vjeçarit me iniciale S.M., nga Orikumi. Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte për ekzaminime të mëtejshme. “Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur...