Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vihet nën kontroll zjarri në Mirditë, digjen dhjetëra hektarë pisha
Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Malaj të Mirditës, vijon të jetë aktiv, ndërsa përpjekjet për shuarjen e tij u intensifikuan. Në ndihmë të strukturave vendore janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake, me fokus kryesor mbrojtjen e banesave në zonat e rrezikuara.Ndërkohë, për shkak të terrenit të thyer malor që ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, Mbrojtja Civile në Prefekturën e Lezhës ka kërkuar mbështetje me ndërhyrje nga ajri, me qëllim vënien nën kontroll të këtij zjarri. Pas ndërhyrjes së avionit Canadair nga Kroacia, me 11 rrugë në orët e mesditës të së shtunës, u arrit vendosja nën kontroll e vatrës së zjarrit. Por forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile po vijojnë kontrollin e gjithë perimetrit për të shmangur çdo rindezje të...