Aksidenti i rëndë në Fier me tre të plagosur, arrestohet shoferi, humbi kontrollin e makinës

Aksidenti i rëndë në Fier me tre të plagosur, arrestohet shoferi, humbi kontrollin e makinës

Shoferi i makinës është arrestuar në lidhje me aksidentin e ndodhur një ditë më parë në vendin e quajtur “Qafa a Koshovicës” në Fier. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. “Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te vendi i quajtur “Qafa a Koshovicës”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në Patos, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë. Top Channel