Biblioteka e Tabakëve: nga krenaria e Shkodrës te konfiskimi nga regjimi komunist

Biblioteka e Tabakëve: nga krenaria e Shkodrës te konfiskimi nga regjimi komunist

Në shekujt XVIII-XIX, Shkodra ishte një ndër qytetet më të zhvilluara të Ballkanit, jo vetëm në aspektin ekonomik e politik, por edhe si qendër e dijes dhe arsimit. Ky zhvillim u pasqyrua disa dekada më vonë, kur elita politike e intelektuale e qytetit do të kishte një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në mbrojtjen e vendit nga agresionet e njëpasnjëshme. Një shembull i këtij kontributi është Jusuf efendi Tabaku, i cili në gjysmën e dytë të shekullit XIX shërbeu si imam, ndërsa në vitin 1863 u emërua myfti i Shkodrës. Sipas veprës “Shkodra dhe motet” (vëll. I) të studiuesit Hamdi Bushati, në shtëpinë karakteristike të Jusuf efendiut gjendej një dhomë e veçantë e quajtur “Oda e qitapeve”. Aty ishte ngritur një...