‘S’mund të t’urrej andaj tash po të lë’

‘S’mund të t’urrej andaj tash po të lë’

Poezi nga Anton Santori S’mund të t’urrej (Vjershëza e 12) S’mund të t’urrej andaj tash po të lë, dhe mbanë detit thellë andej po shkoj. Natë edhe ditë, kur eci e flë, sikur jam afër, dhe kur larg qëndroj; në punë i kredhur, dhe kur s’bëj asgjë, n’anije vjelaçjerrë kur lundroj, fytyrën ta kam pranë gjithënjë: je jeta ime andaj çdo ankth duroj./KultPlus.com