Trump-Putin takohen më 15 gusht në Alaska, flitet për shkëmbim territoresh me Ukrainën! Zelenskyy: Ne s’falim tokë!

Trump-Putin takohen më 15 gusht në Alaska, flitet për shkëmbim territoresh me Ukrainën! Zelenskyy: Ne s’falim tokë!

Vladimir Putin, Volodymir Zelenkyy dhe Donald Trump RUSI- Ka një vend dhe një datë takimi! Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njofton se do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 15 gusht në Alaska për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë. Mediat amerikane kanë zbuluar detaje se çfarë mund të diskutohet mes dy liderëve botërorë. Një propozim që tërhiqet pjesërisht nga kërkesat e tij fillestare thuhet se u vu në tryezë nga Vladimir Putin gjatë një takimi që pati në Kremlin me Steve Witkoff. Kushti kryesor parashikon tërheqjen e trupave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasit, ndërsa Moska do të mbajë kontrollin e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë. Propozimi rus parashikon një armëpushim të plotë nëse Ukraina...