Ndërron jetë çifti brazilian, makina bie në greminë gjatë momentit intim

Ndërron jetë çifti brazilian, makina bie në greminë gjatë momentit intim

Një moment pasioni përfundoi në tragjedi për një çift brazilian kur makina në të cilën ndodheshin ra nga një shkëmb, duke iu marrë të dy. Adriana Ribeiro, 42 vjeç, dhe partneri i saj, Marcone Cardozo, 26 vjeç, ishin kthyer nga një festë në qytetin Venta Nova do Imigrante dhe kishin parkuar në një vend të njohur panoramik. Atje dyshohet se vendosën të kryenin marrëdhënie seksuale në makinën e tyre. Sipas autoriteteve dyshohet se për shkak të lëvizjeve të tyre, automjeti lëvizi dhe ra nga shkëmbi, pavarësisht faktit se frena e dorës ishte aktive. Makina ra 100 metra përpara se të godiste një shkëmb dhe të nxirrte trupat e çiftit, të cilët u gjetën të zhveshur në rrëzë të malit. Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të...