Perimet vendore shkojnë jashtë, tregu mbushet me import

Perimet vendore shkojnë jashtë, tregu mbushet me import

  Foto ilustruese   PRISHTINË- Fermeri Erbril Mazreku, 32-vjeçar nga komuna e Mamushës në rajonin e Prizrenit, ka të mbjellë rreth 2.5 hektarë tokë me domate në serrë. Mazreku, nga mesi i muajit qershor deri në fillim të muajit gusht, ka mbledhur rreth 150 tonë domate dhe pret të vjelë edhe 150 të tjerë. E gjithë kjo sasi është shitur në tregjet evropiane. “Domatet në treg vendor nuk i shes. Çmimi është më i lirë, kurse jashtë i shes më shpejtë dhe me shtrenjtë. Të freskëta i dërgoj në një pikë grumbulluese këtu në Mamushë dhe ai i eksporton jashtë vendit. Çmimi sivjet është i mirë, 60 cent për kilogram, kurse në tregun vendor shkon më lirë”, i tha ai Radios Evropa e Lirë. Në...