Skandali, si ndau AKSHI mbi 50 milionë euro mes kompanive të njëjta, kush janë emrat që kontrolluan kontratat…

Skandali, si ndau AKSHI mbi 50 milionë euro mes kompanive të njëjta, kush janë emrat që kontrolluan kontratat…

Skandali me tenderët e AKSHI-t në periudhën 2014–2025 hedh dritë mbi një rrjet të ngushtë kompanish që kanë përfituar shumicën dërrmuese të fondeve publike në sektorin e teknologjisë informative. Ndër ta, Primus Albania ka fituar kontratën më të madhe për sistemin e fiskalizimit me vlerë rreth 15 milionë euro, ndërsa Advanced Business Solutions (ABS), një kompani ku sipas akuzave të opozitës është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka përfituar tenderë të shumtë, duke përfshirë projekte që kanë dështuar si sistemi i kamerave në burgjet e Peqinit. Soft & Solution, e pronësisë së biznesmenit Ermal Beqiri, ka fituar kontrata të mëdha edhe pse me oferta më të shtrenjta, duke ngritur dyshime për favorizim të paracaktuar, ndërsa CompuTel është shpallur fituese e tenderit për modernizimin e...