“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

E pakrahasueshme! Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta të pushimeve verore, shkruan Rosa Campos në të përditshmen spanjolle “Super Deporte”. Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme. Çdo vit, turistët kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është pozicionuar si një nga vendet kryesore turistike dhe të përballueshme për t’u vizituar. E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse Me birra vendase që kushtojnë vetëm 1 euro dhe ushqim shumë të lirë, ky vend ballkanik po bëhet shpejt një parajsë për turistët që kërkojnë të argëtohen pa shpenzuar shumë. Deri vonë, Shqipëria ishte një nga...