October 2026

14591 rezultate u gjendën

  1. “Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

    “Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka deklaruar se Partia Socialiste do të vijojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, me Edi Ramën në krye, duke shprehur bindjen për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2027. Klosi u shpreh se dorëheqja e Edi Ramës dhe tërheqja e Partisë Socialiste nga angazhimi për integrimin europian të […]

  2. Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

    Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

    Ish deputeti Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjete sociale,  ai shprehet se qeveria është përballë pakënaqësisë së gjerë të shumë kategorive shoqërore dhe akuzon kryeministrin se po e çon vendin drejt përplasjes për të mbajtur pushtetin. Salianji rendit […]

  3. Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

    Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e akuzuar atë për kërcënime ndaj studentëve. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se  fillimisht i bën thirrje protestuesve për dialog, ndërsa më pas i kërcënon dhe shantazhon. “Në mëngjes i […]

  4. Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

    Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

    Pas protestës përpara godinës së qeverisë, studentët janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit, duke vijuar kundërshtimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërkesën për dorëheqjen e tij. Gjatë marshimit, protestuesit kanë shkruar me spraj në asfalt një mesazh drejtuar kreut të qeverisë: “Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës! Dorëheqje”. Më herët, kryeministri Rama kishte nxjerrë […]

  5. Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

    Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

    Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet e dhunshme të të rinjve që morën pjesë në protestat kundër qeverisë kanë sjellë reagime të shumta, ndërsa pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale kanë dokumentuar shoqërimin e protestuesve nga efektivët e Policisë […]

  6. Greqi: Nxënës, studentë dhe mësues në protestë

    Greqi: Nxënës, studentë dhe mësues në protestë

    Athina dhe më shumë se 50 qytete në të gjithë vendin u gjendën në një gjendje mobilizimi sot, të mërkurën, më 21 tetor, ndërsa studentët, mësuesit (IOE, OLME), si dhe punonjësit publikë dhe të shëndetësisë mbajtën tubime masive dhe tubime mbarëkombëtare. Në qendër të kërkesave ishin problemet akute të arsimit publik, rritja e kostos së studimeve […]

  7. OBSH jep alarmin: Valët e të nxehtit rrisin deri në 26% rrezikun e lindjeve të parakohshme

    OBSH jep alarmin: Valët e të nxehtit rrisin deri në 26% rrezikun e lindjeve të parakohshme

    Rreziku i lindjes së parakohshme rritet ndjeshëm kur nënat e ardhshme ekspozohen ndaj valëve të të nxehtit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një raport të publikuar të mërkurën. Në raport citohet një studim i vitit 2024, i publikuar në revistën Nature, i cili zbuloi se rreziku mund të rritet deri në 26%. Sipas […]

  8. ‘Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës, dorëheqje’/ Studentët mesazh Ramës në asfaltin e Rrugës së Durrësit

    ‘Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës, dorëheqje’/ Studentët mesazh Ramës në asfaltin e Rrugës së Durrësit

    “Nuk ka dialog midis qafës dhe shpatës, dorëheqje” është mesazhi që studentët kanë shkruar në asfalt te Rruga e Durrësit, në vijim të protestës kundër qeverisë Rama. Përmes këtij shënimi, të rinjtë kundërshtojnë çdo thirrje për dialog me kryeministrin, duke këmbëngulur se zgjidhja është dorëheqja e tij. Mesazhi në rrugë vjen në një kohë kur […]

  9. Vrau 2 vëllezërit dhe plagosi të tretin me armën e shërbimit/ Gjykata cakton burg për 40-vjeçarin

    Vrau 2 vëllezërit dhe plagosi të tretin me armën e shërbimit/ Gjykata cakton burg për 40-vjeçarin

    Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Islamaj dhe plagosjen e një tjetri në zonën e Bathores. Në dëshminë e dhënë në polici, Manzi është shprehur i penduar, ndërsa në gjykatë nuk ka folur, për shkak të tronditjes së rëndë […]

  10. No Image Available

    Frikë nga përshkallëzimi? Ministria e Drejtësisë forcon sigurinë, vendos dritare hekuri

    Ministria e Drejtësisë ka shtuar masat e sigurisë në godinën e saj, pas protestave të ditëve të fundit në kryeqytet, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe akte dhune. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, në ambientet e institucionit janë vendosur mbrojtëse metalike në dritare, për të parandaluar dëmtimet e mundshme […]