Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Ish deputeti Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjete sociale,  ai shprehet se qeveria është përballë pakënaqësisë së gjerë të shumë kategorive shoqërore dhe akuzon kryeministrin se po e çon vendin drejt përplasjes për të mbajtur pushtetin. Salianji rendit studentët, pedagogët, gjimnazistët, mjekët, infermierët, mësuesit, fermerët, minatorët, naftëtarët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, artistët, gazetarët dhe të rinjtë mes grupeve që, sipas tij, kundërshtojnë qeverisjen e Ramës. Ai gjithashtu nënvizon se pakënaqësia përfshin edhe punonjës të policisë, duke ngritur akuza lidhur me mosdhënien e një shume prej 2,500 eurosh. Sipas Salianjit, problemi nuk qëndron te qytetarët që protestojnë, por te mënyra se si qeveris kryeministri dhe te abuzimet që ai i...