Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e akuzuar atë për kërcënime ndaj studentëve. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se fillimisht i bën thirrje protestuesve për dialog, ndërsa më pas i kërcënon dhe shantazhon. “Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës. Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar. Sot ai kërcënoi protestuesit për blacklistime, për linçime, për heqje pasaportash udhëtimi, për bllokimi të transportit publik. I nxjerr të...
Burimi:
gijotina.com