‘Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës, dorëheqje’/ Studentët mesazh Ramës në asfaltin e Rrugës së Durrësit
“Nuk ka dialog midis qafës dhe shpatës, dorëheqje” është mesazhi që studentët kanë shkruar në asfalt te Rruga e Durrësit, në vijim të protestës kundër qeverisë Rama. Përmes këtij shënimi, të rinjtë kundërshtojnë çdo thirrje për dialog me kryeministrin, duke këmbëngulur se zgjidhja është dorëheqja e tij. Mesazhi në rrugë vjen në një kohë kur protesta po merr mbështetjen edhe të pedagogëve, të cilët kanë shpallur bojkotin në universitetet e vendit për tu bashkuar me studentët dhe duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës.
Burimi:
syri.net