“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka deklaruar se Partia Socialiste do të vijojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, me Edi Ramën në krye, duke shprehur bindjen për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2027. Klosi u shpreh se dorëheqja e Edi Ramës dhe tërheqja e Partisë Socialiste nga angazhimi për integrimin europian të Shqipërisë nuk janë skenarë që do të ndodhin. “Nese ju prisni qe zgjidhja tjetër, dorëheqja e Edi Ramës dhe tërheqja e Partisë Socialiste nga detyrimi i saj për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, nuk ka për të ndodhur. Ne do të vazhdojmë të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme dhe do t’i fitojmë ato, me Edi Ramën kryetar. Do të fitojmë zgjedhjet e vitit 2027 dhe 2029 me Edi Ramën...