Vrau 2 vëllezërit dhe plagosi të tretin me armën e shërbimit/ Gjykata cakton burg për 40-vjeçarin

Vrau 2 vëllezërit dhe plagosi të tretin me armën e shërbimit/ Gjykata cakton burg për 40-vjeçarin

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Islamaj dhe plagosjen e një tjetri në zonën e Bathores. Në dëshminë e dhënë në polici, Manzi është shprehur i penduar, ndërsa në gjykatë nuk ka folur, për shkak të tronditjes së rëndë psikologjike. Përmes avokatit të tij, ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pasi tre vëllezërit Islamaj e kanë dhunuar atë, motrën dhe nënën e tij, duke përdorur sende të forta dhe leva. Sipas pretendimit të tij, pas dhunës, Manzi ka marrë armën dhe ka qëlluar në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikike. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti mes 40-vjeçarit dhe tre vëllezërve Islamaj. Sipas versionit të...