Frikë nga përshkallëzimi? Ministria e Drejtësisë forcon sigurinë, vendos dritare hekuri
Ministria e Drejtësisë ka shtuar masat e sigurisë në godinën e saj, pas protestave të ditëve të fundit në kryeqytet, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe akte dhune. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, në ambientet e institucionit janë vendosur mbrojtëse metalike në dritare, për të parandaluar dëmtimet e mundshme gjatë tubimeve. Protestat vijojnë prej tetë ditësh, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të rinjve që kundërshtojnë qeverinë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Masat e marra në godinën e Ministrisë së Drejtësisë vijnë në një klimë të tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen protestat në ditët në vijim.
Burimi:
ntv.al