August 2026

13773 rezultate u gjendën

  1. Tronditet Argjentina, Messi tërhiqet pas dy dekadash nga “albiceleste”, strategji apo…?!

    Tronditet Argjentina, Messi tërhiqet pas dy dekadash nga “albiceleste”, strategji apo…?!

    Lionel Messi i thotë mjaft Argjentinës, duke i dhënë fund aventurës me Kombëtaren albiceleste. Kapiteni legjendar i “Albiceleste” ka vendosur të mos jetë më pjesë e përfaqësueses, duke mbyllur një kapitull historik që zgjati për më shumë se dy dekada (që nga 2005). Por a mund të jetë kjo një tjetër strategji si e vitit […]

  2. Kush është kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu?

    Kush është kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu?

    Bekim Sejdiu do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Lajmin e dhanë dy partitë, në pasditen e 31 gushtit. Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Që nga viti 2002, është profesor në Departamentin […]

  3. Shqipëria importon sasi rekord karburanti në korrik, nafta mbi 200 lekë/litër

    Shqipëria importon sasi rekord karburanti në korrik, nafta mbi 200 lekë/litër

    Pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve të karburanteve pas krizës së krijuar nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit, importet e naftës në Shqipëri kanë shënuar një tjetër rekord. Vetëm gjatë muajit korrik, vendi importoi rreth 76 mijë tonë karburant, afro 5 mijë tonë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Volumi […]

  4. ‘Jam këshilltare e Ramës’! Burg për Ina Çekajn, mashtronte banorët e prekur nga tërmeti: Artur Bushi më vuri gjobë 13 mijë euro

    ‘Jam këshilltare e Ramës’! Burg për Ina Çekajn, mashtronte banorët e prekur nga tërmeti: Artur Bushi më vuri gjobë 13 mijë euro

    Ina Cekaj TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ina Çekaj, e cila u arrestua dy ditë më parë nga policia për akuzën e “Mashtrimit financiar më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të dokumentave” për qëllim përfitimi. Çekaj dyshohet se ka mashtruar banorë të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit […]

  5. Putin dhe Xi forcojnë aleancën Moskë-Pekin, alarmohet Perëndimi! Në fokus energjia, tregtia dhe siguria

    Putin dhe Xi forcojnë aleancën Moskë-Pekin, alarmohet Perëndimi! Në fokus energjia, tregtia dhe siguria

    Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan të hënën një takim në Bishkek të Kirgistanit, në kuadër të Samitit të 26-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Dy liderët diskutuan forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Moskës dhe Pekinit, në një kohë kur tensionet gjeopolitike vazhdojnë të jenë të […]

  6. Katastrofa nga përmbytjet në Nepal e Tibet, 590 mes të zhdukurve janë turistë nga 39 vende!

    Katastrofa nga përmbytjet në Nepal e Tibet, 590 mes të zhdukurve janë turistë nga 39 vende!

    Të paktën 590 shtetas të huaj nga 39 vende rezultojnë të zhdukur në Nepal, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve vdekjeprurëse të tokës që goditën vendin në kufirin me Kinën. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Nepalit, ndërsa zëdhënësi i saj, Lok Bahadur Chhetri, tha se deri më tani janë shpëtuar 323 shtetas […]

  7. Një çerek shekulli pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, rriten me 1700% rastet e kancerit në zonën e tragjedisë “Ground Zero”, rreth 10 mijë viktima

    Një çerek shekulli pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, rriten me 1700% rastet e kancerit në zonën e tragjedisë “Ground Zero”, rreth 10 mijë viktima

    Të dhënat e reja nga Programi Shëndetësor i Qendrës Botërore të Tregtisë tregojnë një rritje të jashtëzakonshme të rasteve të kancerit te njerëzit e ekspozuar ndaj kushteve toksike pranë Ground Zero. Sipas të dhënave, numri i rasteve të kancerit të certifikuara mes të mbijetuarve të Kullave Binjake, banorëve dhe punëtorëve të Manhattanit të Poshtëm, si […]

  8. Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!

    Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!

    Zjarri i aktivizuar të dielën në masivin pyjor me dushqe e shkurre në fshatin Madhe të Njësisë Administrative Ulzës në Bashkinë e Matit, ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë vatra e zjarrit është zgjeruar me shpejtësi, favorizuar edhe nga era e fortë. Me gjithë ndërhyrjen e […]

  9. BE riorganizon diplomacinë, zbulohet plani franko-gjerman! Zbulohet roli i ri i Kaja Kallas dhe misioni i Von der Leyen

    BE riorganizon diplomacinë, zbulohet plani franko-gjerman! Zbulohet roli i ri i Kaja Kallas dhe misioni i Von der Leyen

    Gjermania dhe Franca kanë hartuar një plan të përbashkët për ta vënë Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si pjesë e një rishikimi të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Plani do të diskutohet të mërkurën gjatë një takimi joformal të ministrave të […]

  10. Standardet që kërkon BE për hekurudhat shqiptare: Elektrifikim, ERTMS dhe trena deri në 740 metra në rrjetin TEN-T

    Standardet që kërkon BE për hekurudhat shqiptare: Elektrifikim, ERTMS dhe trena deri në 740 metra në rrjetin TEN-T

    Linjat kryesore hekurudhore shqiptare që bëjnë pjesë në shtrirjen e rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të modernizohen sipas standardeve të reja teknike të Bashkimit Evropian. Kërkesat përcaktohen në rregulloren e re TEN-T, që tashmë zbatohet edhe në Shqipëri pas urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të botuar në Fletoren Zyrtare. Hartat orientuese […]