Standardet që kërkon BE për hekurudhat shqiptare: Elektrifikim, ERTMS dhe trena deri në 740 metra në rrjetin TEN-T
Linjat kryesore hekurudhore shqiptare që bëjnë pjesë në shtrirjen e rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të modernizohen sipas standardeve të reja teknike të Bashkimit Evropian. Kërkesat përcaktohen në rregulloren e re TEN-T, që tashmë zbatohet edhe në Shqipëri pas urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të botuar në Fletoren Zyrtare. Hartat orientuese për Ballkanin Perëndimor përfshijnë në rrjetin hekurudhor TEN-T lidhjen Vorë–Hani i Hotit drejt Malit të Zi, linjën nga Durrësi drejt Maqedonisë së Veriut, pjesë e Korridorit VIII hekurudhor, si dhe lidhjen hekurudhore drejt Vlorës. Por përfshirja në TEN-T nuk lidhet vetëm me rehabilitimin fizik të shinave. Rregullorja e re vendos një sërë parametrash teknikë që infrastruktura hekurudhore duhet të përmbushë, me afate të ndryshme sipas klasifikimit të linjave në rrjetin...
Burimi:
javanews.al