Shqipëria importon sasi rekord karburanti në korrik, nafta mbi 200 lekë/litër
Pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve të karburanteve pas krizës së krijuar nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit, importet e naftës në Shqipëri kanë shënuar një tjetër rekord. Vetëm gjatë muajit korrik, vendi importoi rreth 76 mijë tonë karburant, afro 5 mijë tonë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Volumi i importuar në korrik rezulton gjithashtu më i lartë se në janar dhe shkurt, periudhë kur konflikti nuk kishte nisur ende dhe çmimi i naftës në tregun vendas luhatej rreth 173-175 lekë për litër. Në total, që nga fillimi i vitit, importet e karburanteve kanë arritur në rreth 408 mijë tonë, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Megjithatë, krahasuar me vitet 2022 dhe 2023, volumi është rritur...
Burimi:
kohajone.com