‘Jam këshilltare e Ramës’! Burg për Ina Çekajn, mashtronte banorët e prekur nga tërmeti: Artur Bushi më vuri gjobë 13 mijë euro
Ina Cekaj TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ina Çekaj, e cila u arrestua dy ditë më parë nga policia për akuzën e “Mashtrimit financiar më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të dokumentave” për qëllim përfitimi. Çekaj dyshohet se ka mashtruar banorë të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 në Fushë-Krujë dhe Laç, duke u prezantuar si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Konkretisht 45-vjeçarja deklaronte se ishte vendosur nga kryeministri në krye të një projekti të quajtur “La Mama”, i cili, sipas saj, ishte krijuar për të kompensuar financiarisht familjet e dëmtuara nga tërmeti. Në këmbim të ndërmjetësimit për përfitimin e kompensimit, ajo dyshohet se u kërkonte banorëve shuma që varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë...
Burimi:
zeri.ai