Kush është kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu?
Bekim Sejdiu do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Lajmin e dhanë dy partitë, në pasditen e 31 gushtit. Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Që nga viti 2002, është profesor në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës. Sejdiu ka shërbyer edhe si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai u emërua në këtë pozitë në vitin 2015 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga. Bekim Sejdiu, gjatë dekretimit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Në vitin 2021, dha dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese dhe iu rikthye angazhimit akademik. Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu kishte mbajtur poste në...
Burimi:
kohajone.com