Putin dhe Xi forcojnë aleancën Moskë-Pekin, alarmohet Perëndimi! Në fokus energjia, tregtia dhe siguria
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan të hënën një takim në Bishkek të Kirgistanit, në kuadër të Samitit të 26-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Dy liderët diskutuan forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Moskës dhe Pekinit, në një kohë kur tensionet gjeopolitike vazhdojnë të jenë të larta. Bisedimet u përqendruan në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik, projektet e mëdha infrastrukturore, sigurinë rajonale dhe zgjerimin e përdorimit të monedhave kombëtare në marrëdhëniet tregtare. Energjia mbetet një nga sektorët kryesorë të bashkëpunimit ruso-kinez. Në takimin mes dy presidentëve u diskutua edhe projekti i gazsjellësit “Fuqia e Siberisë 2”, përmes të cilit Moska synon të rrisë eksportet e gazit drejt tregjeve aziatike. Për Rusinë, projekti ka rëndësi strategjike, veçanërisht në...
Burimi:
javanews.al